Ndalohet protesta e “jelekëve të verdhë” në Bourges

Mos i humb

Autoritetet franceze kanë ndaluar protestat e “jelekëve të verdhë” që pritet të mbahen të shtunën në qendër të qytetit historik Bourges në pjesën qendrore të Francës.

Ndalesa u njoftua nga Zyra e Guvernatorit të rajonit Cher, e cila tha se megjithatë, protestat jashtë qendrës së qytetit do të lejohen.

Më herët gjatë javës, Priscillia Ludosky dhe Maxime Nicolle, dy figura të shquara të lëvizjes “jelekët e verdhë”, bënë thirrje për protesta në Bourges.

Protestuesit do të dalin në rrugë për të nëntën fundjavë në Francë. Rreth 80.000 oficerë policie do të angazhohen gjatë protestave.

Të martën, kryeministri i Francës, Edouard Philippe, njoftoi një ligj të planifikuar për të ndëshkuar personat që marrin pjesë në protesta të pautorizuara dhe ata që shkaktojnë incidente.

– Protesta e “jelekëve të verdhë”

Protestat në Francë, të cilat filluan si një reagim ndaj rritjes së taksave dhe evoluan në një protestë kundër presidentit francez Emmanuel Macron, kanë vazhduar pavarësisht thirrjes së qeverisë për t’u ndalur.

Që nga 17 nëntori, mijëra protestues të veshur me jelekë të verdhë të ndritshëm janë mbledhur në qytetet kryesore franceze, duke përfshirë kryeqytetin Paris, për të protestuar ndaj rritjes kontroverse të taksave të karburantit nga ana e Macronit dhe përkeqësimit të gjendjes ekonomike.

Demonstruesit kanë organizuar protesta që kanë bllokuar rrugët dhe trafikun, si dhe hyrjet dhe daljet në shumë stacione karburanti dhe fabrika në gjithë vendin.

Protestuesit, të cilët në përgjithësi jetojnë në zonat rurale për shkak të qirasë së lartë në qytete, i kanë bërë thirrje Macronit të zvogëlojë taksat e karburantit dhe të lehtësojë vështirësitë e tyre ekonomike.

Nën presionin e protestave, Macron njoftoi një rritje të pagës minimale dhe gjithashtu hoqi taksat kontroverse të karburantit.

Të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën, mbi 5.500 janë arrestuar dhe më shumë se 1.000 të tjerë janë plagosur gjatë protestave.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit