Ndër shtetet më të goditura në Europë, shkon në mbi 10 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në Belgjikë

Mos i humb

Ka shkuar në mbi 10 mijë numri i viktimave nga koronavirusi në Belgjikë, duke u bërë këtë shtet si ndër më të goditurat në Europë.

Gjatë kulmit të pandemisë në muajin prill, Belgjika regjistroi më shumë se 250 vdekje çdo ditë për rreth 10 ditë, sipas Institutit Sciensano.

Vendi, i cili ka një popullsi prej 11.5 milionë banorësh, ka raportuar për mbi 115.353 persona të infektuar me koronavirusin e ri. Të moshuarit në rreth 1.500 shtëpi kujdesi janë prekur veçanërisht nga pandemia.

Që nga vera, kapaciteti i testimit është rritur, duke çuar në një rritje të mprehtë të numrit të rasteve pozitive të regjistruara, veçanërisht në shtator kur njerëzit u kthyen në punë dhe shkollë pas pushimeve verore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit