Ndërkombëtarët i kërkojnë ushtrisë së Sudanit të dorëzojë pushtetin

Mos i humb

Ambasadorët ndërkombëtarë dhe rajonalë kanë bërë thirrje për dorëzim më të shpejtë të pushtetit në Sudan në duar të autoriteteve civile në përputhje me afatet e propozuara nga Unioni Afrikan (UA).

Duke folur gjatë konferencës për media në Khartoum, Mohamed El Hacen Lebatt, i dërguari i posaçëm i Komisionit të UA-së, i bëri thirrje Këshillit Ushtarak Kalimtar (MTC) që qeverisë me Sudanin të heq dorë nga pushteti sa më shpejtë që është e mundur.

“Ne jemi të inkurajuar nga përpjekjet e bëra nga pala sudaneze për të lehtësuar transferimin e pushtetit tek autoritetet civile në përputhje me vendimet e marra nga Këshilli i Paqes dhe Sigurisë së UA-së”, tha Lebatt.

“Të gjithë aktorët, përfshirë edhe MTC-në, (Aleancën opozitare) ‘Ndryshim dhe Liri’ dhe partitë tjera politike kanë kërkuar ndihmën e UA-së për të tejkaluar krizën aktuale”, tha ai.

Në samitin e fundit të UA-së në Kajro, trupi pan-afrikan i dha MTC-së tre muaj afat për t’ia dorëzuar pushtetin autoriteteve civile.

“Ne çmojmë përpjekjet e UA-së për të arritur një zgjidhje paqësore në Sudan”, tha Printson në një deklaratë.

“Ne nuk kemi për qëllim të imponojmë zgjidhje specifike, por ne duam të shohim zgjidhje paqësore”.

I ngarkuari me punë nga SHBA-të në Sudan, Steven Koutsis, gjithashtu ka shprehur mbështetjen e vendit të tij ndaj qëndrimeve të UA-së rreth zhvillimeve të fundit politike në Sudan.

“Në emër të SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Norvegjisë, ne i mbështesim këto përpjekje për të arritur transferim paqësor (të pushtetit)”, tha Koutsis në një kumtesë.

Komente të njëjta u bënë edhe nga Matthew Hollingworth, përfaqësuesit i programit të Këshillit të Sigurimit (OKB) për ushqim në Sudan.

“OKB vazhdon të mbështesë UA-në në përpjekjet e saj, duke punuar aktivisht (deri në fund) me partnerët si në Sudan, ashtu edhe në komunitetin ndërkombëtar”, tha Hollingworth.

Më 11 prill, ushtrua sudaneze njoftoi “largimin” e presidentit Omar al-Bashir pas protestave disamujore kundër qeverisjes së tij 30 vjeçare.

Nga MTC thonë se tani po kalojnë në një “fazë kalimtare” dyvjeçare gjatë së cilës janë zotuar se do të mbahen zgjedhje të lira presidenciale.

Megjithatë, protestat kanë vazhduar nëpër rrugë për të kërkuar dorëzim sa më të shpejtë të pushtetit nga MTC tek një qeveri civile e zgjedhur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit