Ndërron jetë Hafizi Muharrem Lika

Mos i humb

Muharrem Lika ose siç e quanin të gjithë, “xha Rrema”, është një personalitet i rradhë për kontribut dhe përkushtim të dallueshëm.

Figura e tij do të mbetet gjatë në memorjen e të gjithë qytetit të Kavajës përfshi rrethinat , por edhe shumë më gjerë.

Xha Rrema e ruajti me shumë fanatizëm të gjthë dijen e marrë ndër vite, edhe gjatë periudhës së diktaturës.

Pas rënies së komunizmit pas vitit 1991, menjëherë Xha Rrema u aktivizua si Imam dhe Muezin në shtëpinë muze të qytetit të Kavajës deri në ndërtimin e xhamisë në qendër të qytetit ku shërbeu gjatë gjithë jetës së mbetur.

Xha Rrema mori mësime për fenë islame rreth viteve 1955- 1956 nga Hafiz Ali Korça.

Të gjithë dijen e marrë ai ja transmetoi qindra të tjerëve si në lexim Kurani ashtu edhe mësime rreth fesë islame.

Dëshmitar për përkushtimin e tij tashmë janë të gjithë.

Pas periudhes komuniste , e vërteta është se ai nuk kishte pengesa tjera më tani, të kryente si askush detyrat fetare.

Leximi i Kuranit me një zë të mrekullueshëm afroi shumë zemra qytetarësh të cilët sot janë në besim.

Thirrja e Ezanit nga Muharremi akoma tingëllon mrekullueshëm në veshin e qytetit.

ALLAHU  e gëzoftë me xhenet, edhe ai u bëftë shembulli i një qytetari mjaft të kulturuar dhe i një besimtari mjaft i përkushtuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit