Ndërtimi i gazsjellësit. Nisin punimet për pjesën në det

Mos i humb

Në Seman të Fierit nisin sot punimet për ndërtimin e seksionit detar të Gazsjellësit TransAdriatik, me gjatësi 105 km.

Ky seksion do të lidhë segmentin shqiptar të TAP-it me atë italian. Kjo fazë u inaugurua me një ceremoni ku merrte pjesë kryeministri Edi Rama, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, si edhe drejtues të TAP-it.

Tubat do të shtrihen në shtratin e Adriatikut, ku pika më e thellë e tubacionit do të jetë më shumë se 810 metra nën sipërfaqen e detit. Afërsisht 10 anije do të merren me ndërtimin e seksionit detar; dy anije do përdoren për shtrimin e tubacionit dhe anije të veçanta për drenazhimin, furnizim me tuba dhe punime të tjera. Për shtrirjen e tubave në ujëra të thella do të përdoret një anije shtrimi gjysmë e zhytur në ujë. Do të përdoren rreth 9 mijë tuba, me peshë të përafërt 100 mijë ton.

Për ndërtimin dhe mbrojtjen e tubacionit, TAP-i po përdor standardet më të larta të industrisë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit