Ndëshkimi Europian për Hungarinë, Orban vendos të takohet me Putinin

Mos i humb

Sapo Parlamenti Europian vendosi të ndëshkojë Hungarinë për shkelje të vazhdueshme të ligjit demokratik, kryeministri Viktor Orban shpalli se ai do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin.

Ministri i jashtëm Peter Szijjarto konfirmoi se temat kryesore të takimit që do të mbahet në Moskë të martën, do të jenë çështjet e energjisë.

Hungaria importon më shumë gaz nga Rusia, bazuar në një marrëveshje afatgjatë që skadon në vitin 2020.

“Marrëveshja e re afatgjatë nuk është caktuar ende, edhe pse ka patur bisedime paraprake për të ecur përpara”, ka thënë Szijjarto.

“Marrëveshja e furnizimit afatgjatë skadon në fund të vitit 2020 ose në fund të 2019, kështu që ne do të shohim se si do të jetë qëndrimin rus për këtë”, shtoi ai.

Hungaria është promovuesja e interesave ruse brenda Bashkimit Evropian dhe shpesh bën thirrje për pezullimin e sanksioneve ekonomike ndaj Moskës, vendosur pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014.

“Ne duhet të gjejmë një mënyrë për të zvogëluar humbjet tona të shkaktuara nga regjimi i sanksioneve në vitet e fundit”,tha shefi i diplomacies hungareze.

Budapesti edhe Moska kanë nënshkruar dhe një marrëveshje në vitin 2014, për ndërtimin e dy reaktorëve të rinj bërthamorë.

Viktor Orban, një djathtist në politikën europiane, prej vitesh konsiderohet si “delja e zezë” e BE-së me qëndrimet e tij ksenofobe  e pro-ruse. Ai është vetëshpallur një armik i emigrantëve, nën kredon se po mbron kufijtë dhe identitetin europian nga prurjet njerëzore të Lindjes së Mesme.

Pak ditë më parë, ai mbajti një fjalim të ashpër në Parlamentin Europian, ku hodhi kritika ndaj BE-së për politikat e saj ndaj emigracionit. Aty, ai shfaqi dhe ndenjën e viktimizimit në emër të popullit hungarez. Më pas pasoi ndëshkimi.

Parlamenti Europian votoi fillimin e procedurës penale për Hungarinë për shkak të shkeljes së vazhdueshme të ligjeve demokratike.

Me 448 vota për, 197 kundër dhe 48 abstenime, rezoluta u miratua në seancën plenare të PE në Strasburg.

Fill pas këtij zhvillimi, vjen dhe shapallja e një vizite në Moskë. Edhe për filorusismin tij politik, Orban është kthyer në një shqetësim për BE-në. Ndërsa në planin e brendshëm, ai ka shpallur një fushatë për çrrënjosjen e Sorosit.

Kur opozita shqiptare ngriti çadrën e saj të protestës në pranverën e 2018-ës, aleat të vetëm nga e djathta europiane pati pikërisht Viktor Orban. /tesheshi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit