Ndihma e parë për të sëmurët diabetiket: midis dy racioneve hani këto ushqime!

Mos i humb

Kontrolli i ushqimit nuk do të thotë që duhet patjetër të rrini të uritur midis dy racioneve.

Diabeti është sëmundje e cila kërkon rregullim të rreptë të ushqimit, por nuk do të thotë që do të duhet të rrini të uritur nëse pa pritur ju shfaqet nevoja për të ngrënëm, transmeton Telegrafi.

Te të sëmurët nga diabeti 2 organizmi nuk mund ta kontrollojë sheqerin, ndërkaq midis simptomave më të shpeshta janë etja e theksuar, posaçërisht natën, nevoja e urinimit të shpeshtë, lodhja dhe të parët e turbullt.

Megjithatë, kontrolli i ushqimit nuk do të thotë që duhet patjetër të rrini të uritur midis racioneve.

Përkundrazi, zëmra (ushqimi midis dy racioneve) ndonjëherë është e domosdoshme, posaçërisht nëse merrni ilaçe.

Mjekët rekomandojnë që atëherë të hani një pemë, disa galeta orizi ose ndonjë porcion jogurti të mazitur.

Bashkë me cilëndo zëmër të zgjedhur, mund të shtoni edhe pak arra, të cilat janë burim i shkëlqyeshëm i fibrave dhe i mineraleve të dobishme./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit