Ndihmëpresidenti Oktay: NATO duhet t’i përditësojë kodet e sigurisë

Mos i humb

Ndihmëspresidenti Fuat Oktay bëri të ditur se përditësimi i kodeve të sigurisë së aleancës së Atlantikut verior (NATO) është i pashmangshëm.

Fuat Oktay mbajti një fjalim në hapjen e Panairit të Kooperativave të Turqisë që po mbahet në kryeqytetin Ankara.

Gjatë fjalës së rastit Oktay i bëri një vlerësim edhe rendit të ditës.

“Nëse marrim parasysh kërcënimet ndaj sigurisë së vendit tonë mund të themi se përditësimi i kodeve të sigurisë së NATO-s është i pashmangshëm”, bëri të ditur Oktay.

Ai gjithashtu preku edhe në Marrëveshjen për Zonën Ekskluzive Ekonomike të arritur ditë më parë me Libinë dhe tha se “Me këtë marrëveshje historike që do të votohet sot në Kuvendin tonë do të fitojë paqja dhe vëllazëria mes Turqisë dhe Libisë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit