Ballina Kosova Ndihmohen fëmijët me aftësi të kufizuara

Ndihmohen fëmijët me aftësi të kufizuara

27
0
SHPËRNDAJE

Shoqata Handikos në Gjilan falë mbështetjes së Ambasadës amerikane për projektin mbi trajtimin më të mirë të fëmijëve me nevoja të veçanta në shkollat e Gjilanit, ka shpërndarë sot pajisje dhe materiale didaktike për dy institucione parashkollore dhe dy shkolla.

Nazim Gagica, drejtor i Arsimit, tha se angazhimi për kushte më të mira për fëmijët me aftësi të kufizuara që gjenden në shkollat e Gjilanit është dëshmia më e mirë e sinqeritetit për barazi te fëmijët.

“Projekti i ambasadës parasheh që për 10 muaj të mbështesë këto shkolla me edukatore mbështetës, të cilët për këtë periudhë kohore do të ndihmojnë në punën me fëmijët me nevoja të veçanta”, ka thënë  Gagica.

Ai potencoi se ky projekt i përbashkët mes Ambasadës Amerikane, Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe Handikos-it, do të jetë në shërbim të nxënësve dhe arritjeve të tyre më të mira në fushën e dijes dhe integrimit krahas të gjithë fëmijëve të tjerë në shoqëri.

Kurse Fatmir Shurdhani nga Handikos, ka thënë se projekti parasheh angazhimin e mësimdhënësve mbështetës, pajisje më të mira, mjete të konkretizimit me qëllim që edhe fëmijët me nevoja të veçanta të arrijnë në nivelin e duhur të shkollimit./Kosova Post/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here