Ndodh në Kanada: fati i madh i një pasagjereje të harruar në aeroplan!

Mos i humb

Herët e tjera, kur udhëtoni nëpër qiell, kujdes mos flini kur ateron aeroplani. Gjasat janë që ekuipazhi edhe mund t’ju harroj… Një grua kanadeze për pak sa nuk u alivanos nga frika kur i doli gjumi në një aeroplan bosh dhe të errët të Air Canada, i cili ishte parkuar në një aeroport të Torontos.

Sipas BBC, Air Canada konfirmoi incidentin dhe tha se po hetonte atë.

Pasagjerja Tiffani Adams në një postim në Facebook tha se ishte në një fluturim nga Quebec City në Toronto më 9 qershor, kur ra në gjumë në gjysmë të rrugës gjatë udhëtimit 90 minutësh.

“Unë zgjova rreth mesnatës, disa orë pasi ateruam, dhe po ngrija së ftohti në errësirë ​​të plotë”, tha zonja Adams në një postim në Facebook. Pasi nuk kishte bateri në telefon, ajo as që mundi të bëj një telefonatë urgjente. Fati deshi që ta gjente një bateri drite dhe një karrocier i erdhi në ndihmë pas sinjalit me drita.

Zonja Adams tha se Air Canada i ofroi asaj një limuzinë dhe një hotel por ajo nuk pranoi, duke thënë se krejt çfarë donte ishte të shkonte në shtëpi. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit