Ndryshime në qeveri? Rama: Do t’i përgjigjemi me dinjitet shqetësimit të studentëve

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama u pyet për ndryshimet në qeveri dhe foli për protestën e studentëve pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste, duke përsëritur se ajo ishte një shuplakë për qeverinë dhe se qeveria do “t’i përgjigjet me dinjitet shqetësimit të studentëve”.

“Çdo ditë ka gjëra për të përmirësuar. Folëm për partinë, organizimin… Folëm edhe për protestën e studentëve që ishte një shuplakë siç e kam thënë edhe më parë. Reflektimi ynë do të vazhdojë e do të thellohet, në funksion të të qënit të denjë. Unë nuk e them kurrë fjalën e fundit të parën. Gjithmonë mendohem gjatë”, deklaroi Rama, por duke mos konfirmuar ndryshime në qeveri.

“Do t’i përgjigjemi me dinjitet shqetësimit të studentëve dhe do të shkojmë përtej këtij shqetësimi, pasi e dimë që njerëzit meritojnë shumë më tepër akoma dhe kemi shumë për të korrigjuar. Kemi bërë gabime që i bëjnë të gjithë ata që ndërtojnë, punojnë dhe që marrin përsipër sfida të mëdha. E sigurtë është që po e lëxojmë me vëmendje dhe respekt mesazhin e protestës”, shtoi kryeministri.

Të premten, në 28 dhjetor, kur do të mbahet Asambleja e Partisë Socialiste, do të mësohet nëse do të ketë ndryshime në qeveri apo jo.

Ndërkohë, Kongresi i Partisë Socialiste do të mbahet në muajin mars të vitit të ardhshëm.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit