Ndryshimet e reja në ligjin për Policinë e Shtetit, efektivët me certifikatë sigurie

Mos i humb

Në ndryshimet e reja që propozohen në ligjin për Policinë e Shtetit, parashikohet që çdo efektiv, i cili nuk pajiset me certifikatë sigurie, të lirohet automatikisht nga detyra.

Me ligjin aktual, efektivët që nuk marrin këtë certifikatë transferohen në detyra të tjera, si në strukturat e Rendit, ku nuk njihen me informacione sekrete.

Sipas burimeve, një numër i madh efektivësh që iu ka skaduar afati 5-vjeçar i certifikatës, ende nuk kanë marrë përgjigje nga Drejtoria e Sigurimit të Infomacionit të Klasifikuar, që është edhe institucioni përgjegjës që lëshon dokumentin, pasi konsultohet me Shërbimin Informativ Shtetëror dhe Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave, në Ministrinë e Brendshme.

Vonesat në fakt lidhen edhe me ngarkesën e DSIK-së në procesin e vettingut në drejtësi, por shumë efektivë pritet të cilësohen “të papërshtatshëm” për të vijuar detyrën, ende pa nisur procesi i vettingut në polici.

Në ndryshimet e reja që do të kalojnë për diskutim në Parlament parashikohet gjithashtu, që për plotësimin e nevojave të veçanta mund të pranohen në radhët e policisë edhe ushtarakë aktivë të Forcave të Armatosura. Po ashtu parashikohet edhe ndërhyrja në disa pika për dhënien e gradave, ku gjatë konkurseve të fundit nuk munguan problemet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit