Ndryshimet klimatike, 143 milionë njerëz mund të migrojnë

Mos i humb

Nëse nuk ndërmerren hapat e nevojshme, ndryshimet klimatike deri në vitin 2050 mund të detyrojnë në migrim brenda shteteve 143 milionë njerëz në Azinë Jugore, Afrikën Sub-Sahariane dhe Amerikën Latine.

Banka Botërore publikoi raportin “Rritja e papritur: Përgatitja në migrimin e brendshëm klimatik”, ku hulumtohen ndikimet e ndryshimeve klimatike në migrim.

Në raport tregohen ndikimet e ndryshimeve klimatike në migrimet e brendshme në rajonet e Afrikës Sub-sahariane, Azisë Jugore dhe të Amerikës Latine.

Sipas kësaj deri në vitin 2050, 143 milionë njerëz, 86 milionë prej tyre në Afrikën Sub-sahariabe, 40 milionë në Azinë Jugore dhe 17 milionë në Amerikën Latine, mund të detyrohen që të migrojnë në rajone më të përshtatshme, ku në bazë të ndryshimeve klimatike do të ketë mungesë të ujit dhe kulturave bujqësore dhe ku do të ketë një rritje të vazhdueshme të nivelit të detit.

Më tej në raport thuhet se ndikimet e ndryshimeve klimatike do të ndjehen më shumë në shtetet e varfra. Për parandalimin e migrimit të brendshëm, thuhet se esenciale është zvogëlimi i emetimeve të gazrave serrë si dhe ndërmarrja e hapave të nevojshëm për zhvillimin e rajoneve në fjalë.

Me masat që mund të ndërmeren, migrimi i brendshëm mund të zvogëlohet deri në 80 për qind.

– “Kemi pak kohë për t’u përgatitur për këtë të vërtetë të re”

Në raport përfshihen edhe opinionet e kryeshefes ekzekutive (CEO) të Bankës Botërore, Kristalina Georgieva, e cila ka thënë se ndryshimet klimatike çdo ditë e më shumë po shndërrohen në kërcënim të rëndësishëm kundër shteteve dhe njerëzve.

Ajo ka thënë se ndryshimet klimatike i detyrojnë njerëzit që të emigrojnë në vende më të mira dhe më rezistente. “Numri i personave që migrojnë mund të zvogëlohet me masat që merren në mënyrë globale dhe kombëtare. Ne kemi pak kohë për t’u përgatitur për këtë realitet të ri, para se të thellohen ndikimet e saj”, tha Georgieva./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit