Në 6 ditët e fundit pranë kufirit të Turqisë zhvendosen 148 mijë civilë të tjerë

Mos i humb

Si pasojë e sulmeve nga forcat e regjimit të Asadit dhe mbështetësit të tij Rusisë ndaj vendbanimeve në rajonin e deeskalimit në Idlib të Sirisë, në 6 ditët e fundit pranë kufirit Siri-Turqi janë zhvendosur 148 mijë civilë të tjerë, duke rritur në 1 milion e 942 mijë numrin e të zhvendosurve nga janari 2019, (AA).

Koordinimi i Ndërhyrjes Siriane, i cili përpilon të dhënat lidhur me civilët e zhvendosur në rajon ka njoftuar se vazhdon migrimi në kufirin Siri-Turqi nga qendra e Idlibit, provinca Darat Izza dhe zonat përreth saj në perëndim dhe jug të Halepit.

Në 6 ditët e fundit janë zhvendosur 148 mijë civilë të tjerë nga vendbanimet që ndodhen brenda rajonit të deeskalimit në Idlib të Sirisë, si pasojë e sulmeve të ndërmarra nga forcat e regjimit të përbëra nga ushtria e Asadit dhe grupet e huaja terroriste me mbështetje iraniane si dhe nga sulmet e Rusisë.

Një pjesë e madhe e civilëve të zhvendosur kanë ardhur në zonat e kampeve pranë kufirit turk ndërsa një pjesë tjetër po strehohen në zonat të cilat Turqia më parë i ka pastruar nga terrorizmi përmes operacioneve “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit”.

Që nga janari 2019 e deri më tani ka arritur në 1 milion e 942 mijë numri i personave të zhvendosur pranë kufirit të Turqisë, të cilët si pasojë e sulmeve kanë migruar nga zona qendrore dhe rrethinat e Idlibit, nga pjesa jugore dhe juglindore e Idlibit si dhe pjesa perëndimore dhe periferia jugore e Halepit.

– Dhjetëra mijëra familje presin ndihmë

Mijëra civilë kanë vështirësi në gjetjen e strehimoreve për shkak të tejmbushjes së kampeve në Idlib dhe mungesës së vendeve të përshtatshme për vendosjen e çadrave të reja si dhe për shkak të zvogëlimit të sasisë së ndihmave.

Ndërkohë presin ndihma mijëra familje që kanë mbetur pa shtëpi duke u larguar nga sulmet dhe të cilat kanë vështirësi në sigurimin e produkteve themelore të jetesës.

– Nuk u zbatuan marrëveshjet e Astanas dhe Soçit

Idlibi në veriperëndim të Sirisë, pothuajse që nga fillimi i luftës së brendshme ka qenë në cilësinë e kështjellës për opozitarët. Në mars të vitit 2015, opozitarët vendosën kontroll mbi Idlibin, popullsia e të cilit është rritur në 4 milionë për shkak të migrimeve të brendshme të fundit në atë zonë. Në të njëjtën kohë, Idlibi është një nga zonat që më shpesh sulmohet nga forcat e regjimit.

Në kuadër të takimit të zhvilluar mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit më 4-5 maj 2017 në Astana, u shpallën 4 zona të deeskalimit, përfshirë qytetin Idlib dhe disa zona të qyteteve fqinje rreth tij në (Latakia, Hama dhe Halep), pjesa veriore e qytetit Homs, Guta Lindore në kryeqytetin Damask dhe rajonet Dera dhe Kunejtra në jug të vendit.

Por, forcat e regjimit dhe terroristët me mbështetje iraniane nëpërmjet mbështetjes ajrore të Rusisë duke shkelur armëpushimin, më përjashtim të Idlibit morën nën kontroll zonat tjera të mbetura nga 4 rajonet për të cilët ishte vendosur që të ruhej situata e tyre.

Që nga Marrëveshja e Soçit më 17 shtator 2018 e deri më tani në sulmet e ndërmarrë në Idlib nga regjimi dhe mbështetësit e tij kanë humbur jetën më shumë se 1.800 civilë. Ndërsa numri i të zhvendosurve në afërsi të kufirit me Turqinë që nga janari 2019 e deri më tani ka arritur në 1 milionë e 942 mijë persona.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit