Në Afrin do të fillojnë përgatitjet për civilët

Mos i humb

Kryetari i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) të kryeministrisë së Turqisë, Mehmet Gulluoglu, ka deklaruar se AFAD, Gjysmëhëna e kuqe turke dhe institucionet të tjera vazhdojnë punimet e tyre për të përballuar nevojat e civilëve në Afrin me paketa të ndihmave si ushqime, produkte të higjienës, ujë dhe për nevoja të tjera.

Në një deklaratë për gazetarin e AA-së, Gulluoglu, tha se kanë nisur pastrimin e qendrës së qytetit Afrin nga simbolet dhe kurthet me lëndë shpërthyese të organizatës terroriste.

Gulluoglu, bëri të ditur se pas kësaj në rajon do të mbizotërojë qetësia dhe siguria dhe se me formimin e zonës së sigurisë në Idlib i cili ndodhet më në jug, në Afrin do të mund të sigurohet rikthimi për ata që dëshirojnë.

“Që të gjithë së bashku do të shikojmë procesin e rimëkëmbjes së shërbimeve, për bujqësinë, tregëtinë dhe të tjera, por aktualisht ndodhemi në fazën e parë. AFAD, Gjysmëhëna e kuqe turke dhe institucionet të tjera vahzdojnë punimet e tyre për të përballuar nevojat e civilëve në Afrin me paketa të ndihmave si ushqime, produkte të higjienës, ujë dhe për nevoja të tjera. Për personat e rikthyer në Afrin ende nuk ka ndonjë shifër të saktë”.

Pasi ka vënë theksin se është e rëndësishme plotësimi i punimeve të insfrastrukturës në rajon dhe sigurimin e një mjedisi të jetueshëm për ata që dëshirojnë të kthehen vullnetarisht Gulluoglu, tha se “Sigurisht që pas kësaj njerëzit do të nisin të kthehen në fshatrat e tyre”.

– “Me operacionin ‘Mburoja Eufratit‘ u kthyen në shtëpitë e tyre 160 mijë njerëz”

Ndër të tjera Gulluoglu tha se kanë përfituar përvoja të rëndësishme në operacionin e mëparshëm “Mburoja Eufratit” dhe ka shtuar se “Me operacionin “Mburoja Eufratit” deri më sot janë kthyer në fshatrat e rajoneve të tyre 160 mijë njerëz. Kthimet nisën pak kohë pas përfundimit të operacionit për shkak se rajoni u pastrua nga lëndët shpërthyese artizanale dhe kurthet e ndryshme të organizatës, por gjithashtu shqetësimet për sigurinë ende vazhdojnë. Për rimëkëmbjen e rajonit atje ka neovjë për procese të tilla si pastrimi i rajonit, shërbime shëndetësore, shërbime fetare, ujë, energji elektrike. Ne mendojmë se edhe për Afrinin do të zbatohet i njëjti proces”./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit