Në Afrin po fshihen gjurmët e terrorizmit

Mos i humb

Në Afrin të Sirisë i cili në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” u pastrua nga terroristët, filloi të fshihen gjurmët e terrorizmit.

Në kuadër të operacionit Forcat e Armatosura Turke (TSK) të cilët e pastruan Afrinin nga pjesëtarët e organizatës terroriste, janë duke neutralizuar mjetet shpërthyese të vendosura në qendrën e qytetit nga terroristët si dhe mbulojnë gropat e hapura nga ta.

Përveç kësaj, vazhdojnë duke u rritur punimet për normalizimin e jetës në qytet. Në qytetin e pastruar nga terroristët, rrugët përsëri filluan të “gjallërohen” ndërsa në qendrën e qytetit u rrit edhe numri i vendeve të hapura të punës.

Në qendrën e qytetit ku shihen edhe shitësit nëpër rrugë, filloi pastrimi i rrugëve dhe mbledhja e mbeturinave.

Gjithashtu në qytet vazhdon edhe mobilizimi për ofrimin e ndihmave për popullatën. Duke filluar nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke, organizatat humanitare ofrojnë ndihma të ndryshme për popullatën.

Me kuzhinën e vendosur nga Gjysmëhëna e Kuqe në qendrën e qytezës, çdo ditë bëhet shpërndarja e ushqimit të ngrohtë. Pakot e ushqimit shpërndahen në qendrën e qytetit dhe në fshatra.

Ende vazhdon detyra e ushtarëve turq në ofrimin e sigurisë së jetës dhe pronës së popullatës

Ndërkohë, vazhdon operacioni “Dega e Ullirit” i nisur nga Turqia më 20 janar për krijimin e sigurisë dhe të stabilitet përgjatë kufijve turq dhe të rajonit, neutralizimin e terroristëve të PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH-it nga Afrini si dhe mbrojtjen e popullin sirian nga shtypja dhe mizoria e terroristëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit