Në Arakan janë rrënuar 16 xhami

Mos i humb

Autoritetet në zonën Maungdaw në rajonin Arakan të Mianmarit kanë rrënuar 16 xhami.

Silas lajmit të kanalit televiziv “Weekly English News” të cilin e bazon mbi dëshmitarë, autoritetet lokale brenda një jave gjatë fundit të nëntorit dhe fillimit të dhjetorit nga 17 xhami në Maungdaw kanë rrënuar 16.

Banorët e fshatit kanë bërë të ditur se pas sulmeve ndaj shtëpive të tyre tashmë po sulmohen vendet e shenjta dhe se nuk kanë asnjë mundësi që të pengojnë rrënimet e qeverisë së Mianmarit. Ata thonë se medojnë që edhe xhamia e fundit e mbetur në rajon do të ketë fatin e xhamive të tjera.

Ndër të tjera në lajm thuhet se më 7 dhjetor në kampin Pakto ku qëndrojnë muslimanët e Arakanit ka shpërthyer një zjarr për arsye të panjohura dhe nuk ka informacione nëse ka patur apo jo njerëz të vdekur apo të plagosur.

Gjithashtu është bërë e ditur se në fshatin Napura forcat e sigurisë së Mianmarit i kanë vënë zjarrin 4 shtëpive të muslimanëve të Arakanit.

Më tej thuhet se sendet e vjedhura nga muslimanët e Arakanit po shiten në tregun e qytetit. Fëmijët nuk mund të shkojnë në shkollë, ndërsa është njoftuar se një vajzë në kampin Balukhali të Bangladeshit ka humbur jetën më 8 dhjetor për shkak të mungesës së përkujdesjes.

Spastrimi etnik ndaj muslimanëve të Arakanit

Mijëra muslimanë të Arakanit kanë humbur jetën që nga 25 gushti e deri më tani si rezultat i sulmeve të ushtrisë së Mianmarit, e cila pretendon se është duke luftuar me militantë të armatosur.

Gjatë sulmeve të cilat janë shndërruar në një spastrim etnik janë djegur ose shkatërruar rreth 300 fshatra nga ushtria dhe budistët radikalë, si dhe mbi 600 mijë muslimanë të Arakanit janë larguar në Bangladesh nëpërmjet rrugëve malore, detare apo lumenjve.

Parashikohet se rreth 2 milionë muslimanë jetonin në Arakan në vitet 1970, por ky numër ka rënë nën 350 mijë për shkak të largimeve nga sulmet sistematike./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit