“Në Arakan për një muaj janë vrarë 9.400 muslimanë”

Mos i humb

Organizata e Mjekëve pa Kufij (MFS) thekson se mes datave 25 gusht-24 shtator në Mianmar kanë humbur jetën të paktën 9.400 muslimanë të Arakanit.

MFS ka publikuar një raport me titull “No One Was Left” lidhur me incidentet e dhunës të përjetuara që nga 25 gushti e deri më tani në Arakan.

Sipas raportit, parashikohet se mes datave 25 gusht-24 shtator, kur incidentet e dhunës ndaj muslimanëve në Arakan arritën në kulm, 9 mijë e 400 persona kanë humbur jetën dhe se 6 mijë e 700 prej tyre iu janë nënshtruar dhunës së drejtpërdrejtë.

Muslimanët e Arakanit të cilët janë strehuar në Bangladesh, në intervistat e realizuara me përfaqësuesit e MFS-së kanë folur për persekutimin që kanë përjetuar. Në mesin e incidenteve të dhunës së ushtruar ndaj muslimanëve të Arakanit janë bastisjet e fshatrave dhe të shtëpive, gjuajtjet me armë zjarri në mënyrë të rastësishme dha pa dallim, vrasja e të afërmve, vendosja e kufomave në rrugët e ikjes, si dhe dhuna seksuale.

Po ashtu punonjësit e MFS-së në terren janë shprehur se nëse shikohet në plagët e të plagosurve të cilët kanë shkuar në Bangladesh shihet se forcat e sigurisë së Mianmarit dhe budistët fanatikë kanë përdorur forcë joprporcionale.

Në raport lidhur me valën e dhunës së përjetuar në Arakan që nga 25 gushti e deri më tani thuhet se “Ky persekutim ka shkaktuar një numër të madh të vdekjeve në popullsinë muslimane të Arakant në Mianmar, si dhe zhvendosjen e atyre të cilët kanë mbetur të gjallë”.

– Persekutimi ndaj muslimanëve të Arakanit

Sipas të dhënave të fundit të OKB-së, që nga 25 gushti 2017, duke ikur nga dhuna e Mianmarit, afro 700 mijë muslimanë të Arakanit janë strehuar në Bangladesh. Mendohet që në vitet e 1970 në Arakan kanë jetuar afro 2 milionë muslimanë, ndërkaq si pasojë e ikjes nga sulmet sistematike, ky numër është zvogëluar në nën 300 mijë.

Në pamjet satelitore të siguruara nga organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, shihet se në rajon janë djegur dhe shkatërruar qindra fshatra të muslimanëve.

OKB dhe organizatat e të drejtave të njeriut dhunën ndaj muslimanëve të Arakanit e quajnë “spastrim etnik” ose “gjenocid”./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit