Në Beograd mblidhen shefat e ushtrive të Ballkanit

Mos i humb

Në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, mbahet konferenca e 12-të e shefave të shtabeve të vendeve të Ballkanit.

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka mbajtur një fjalim në hapjen e konferencës ku ka rikujtuar se vendi i tij ka treguar një qëndrim neutral në kuptimin ushtarak.

Pasi ka nënvizuar se Serbia është e hapur për bashkëpunim si me Lindjen ashtu edhe me Perëndimin, Vulin tha se “Nuk ka përfitim më të madh se sigurimi i paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon. Në këtë kontekst, detyra më e madhe e ushtrisë serbe është ruajtja e paqes dhe stabilitetit në Ballkan”.

Ai tha se Serbia është e gatshme të marrë pjesë gjithnjë në luftën kundër terrorizmit, drogës dhe krimit. Vulin falënderoi shefat e shtabeve dhe përfaqësuesit ushtarakë pjesëmarrës në konferencë, shkruan aa. Pas fjalimit të tij në konferencën e cila ka vazhduar me dyer të mbyllura për mediat morën pjesë edhe zyrtarë të Komitetit ushtarak të NATO-s dhe Bashkimit Evropian (BE).

Në këtë konferencë të pranishëm ishin Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë Hulusi Akar, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Serbisë Ljubisha Dikoviq, Shefi i Shtabit të Shqipërisë Bardhyl Kollçaku, Shefi i Shtabit të Bosnjë e Hercegovinës, Senad Masoviq, Shefi i Shtabit të Bullgarisë, Andrej Bocev, Shefi i Shtabit të Greqisë Evangelos Apostolakis, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Maqedonisë, Metodija Veliçkovski, Shefi i Shtabit të Malit të Zi Ilija Dakoviq dhe Shefi i Shtabit të Rumanisë Adrijan Tonja./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit