Në brigjet e Libisë shpëtohen mbi 260 migrantë

Mos i humb

Ekipe të rojes bregdetare në brigjet e Libisë kanë shpëtuar më shumë se 260 migrantë.

Nga Roja bregdetare, e cila vepron pranë Qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të Unitetit Kombëtar të Libisë (UMH), u bë e ditur se në tre aksione të ndryshme janë shpëtuar 269 migrantë.

Në mesin e tyre gjenden edhe shtetas të Sudanit dhe Bangladeshit. Pas shpëtimit, u është ofruar ndihmë pas çka janë dërguar në Qendrën për migrantë.

Libia është pika kryesore transitore për në Evropë për ata që arratisen nga varfëria dhe luftërat civile në pjesët tjera të Afrikës.

Trafikantët e qenieve njerëzore transportojnë migrantët në varka të vogla që nuk janë të përshtatshme për ujëra të hapur.

Në shtatë muajt e parë të këtij viti në ujërat e Mesdheut kanë humbur jetën më shumë se 680 migrantë të padeklaruar, të cilët tentuan të arrijnë deri te ndonjë nga vendet evropiane, tregojnë të dhënat e Organizatës Ndërkombëtare për Migracion (IOM).

Më tej është publikuar edhe informacioni se nga fillimi i vitit deri më 24 korrik, përmes Mesdheut, në Evropë kanë hyrë 36.670 migrantë.

Në këtë rrugë jetën e kanë humbur 686 migrantë. Megjithatë, konsiderojnë, ndërsa duke u bazuar tek shifrat, se ky numër i migrantëve që arrijnë në Evropë, këtë vit është ulur në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit