Në burgjet e Bernës futet detyrimi i mbajtjes së maskës

Mos i humb

Tani e tutje, të gjithë të burgosurit, punonjësit dhe vizitorët e burgjeve rajonale të Bernës duhet të mbajnë maska mbrojtëse, njofton drejtoria kantonale e sigurisë.

Ky vendim është marrë për të minimizuar rrezikun e infektimit nga koronavirusi. “Deri më tani, kemi arritur ta mbajmë virusin larg burgjeve rajonale” ka thënë drejtori i sigurisë Philippe Müller.

“Por me këtë masë, ne duam të vazhdojmë të mbajmë rrezikun e infeksionit sa më të ulët që të jetë e mundur”.

Në burgjet rajonale të Kantonit të Bernës, nuk është gjithmonë e mundur të ruhet distanca e kërkuar minimale prej 1.5 metra për shkak të kushteve të punës. Për shkak të hyrjes dhe daljes së shpeshtë të personave të burgosur, rritet mundësia e infektimit me virusin e koronës.

Ky detyrim vlen vetëm për ato periudha kur personat e prekur, në këtë rast, të burgosurit, janë jashtë qelive të tyre.

Në kantonin e Bernës punojnë pesë burgje rajonale. Ato ndodhen në: Bernë, Biel, Burgdorf, Thun dhe Moutier. Rreth 400 të burgosur, 250 punonjës dhe vizitorët, janë të prekur nga kjo masë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit