Në Davos u takuan Thaçi e Vuçiç, biseduan për vazhdimin e dialogut

Mos i humb

Liderë të ndryshëm, presidentë e kryeministra janë mbledhur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës ku po diskutojnë mundësitë e ndryshme të bashkëpunimit politik dhe ekonomik. Kosovën e përfaqëson presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, i cili deklaroi për RTK-në se ky forum është mundësi e mirë që të diskutohen shumë çështje.

Një prej tyre, presidenti tha se ashtu si për Kosovën, por edhe rajonin është edhe dialogu me Serbinë.

Ai tha se ky dialog për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve do të rifillojë së shpejti, ndonëse nuk dha ndonjë afat kohor se kur ky dialog do të mund të përfundonte. Ai tha se në kuadër të takimit joformal të titulluar “Liderët e rinj për Europën”, ndër të tjerë, ka biseduar edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Sipas Thaçit, me homologun e tij serb, takimi ishte korrekt dhe me është diskutuar për çështjet aktuale ndërmjet dy vendeve, e që kanë të bëjnë kryesisht me ato që ndërlidhen me dialogun.

Në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, sot zhvillova një takim bilateral me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Ne biseduam për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshjeje historike ndërmjet dy shteteve.

Kjo është e vetmja mënyrë për ruajtjen e paqes dhe hapjen e perspektivës evropiane për gjithë Ballkanin Perëndimor, ka shkruar Thaçi në Facebook./Mesazhi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit