Në gjurmët e Profetit: gati rikrijimi i rrugës me deve nga Meka në Medinë!

Mos i humb

Autoritetet në Arabinë Saudite kanë hartuar një projekt për mundësinë e themelimit të një rruge “muzeale” nga Meka në Medinë, për ta përshkruar me deve siç dhe Profeti Muhamed shekuj më parë.

Ky lloj shërbimi do funksionojë për ata pelegrinë, të cilët duan të shijojnë të nëjtën përvojë udhëtimi.

Projektit do ketë  27 pika të ndryshme që përfshijnë hotele, shtëpi pushimi, muzeale etj.

Ai parashikon që pelegrinët ta fillojnë udhëtimin e tyre nga një shpellë në dalje të Mekës, ku Profeti, së bashku me mikun e tij më të ngushtë, Ebu Bekrin, u strehua gjatë nisjes së rrugëtimit drejt Medinës, në atë që quhet Hixhret – një lloj emigrimi strategjik, që do i bënte më pas të mundur kthimin triumfator të tij në qytetin e lindjes, prej ku jo thjesht ai por kauza e tij e besimit në një Zot të vetëm do triumfonte mbi idhujtarinë.

Gjithashtu, përveç udhëtimit me deve, pelegrinëve do iu ofrohet e njëjta rrugë përmes automjeteve, motorëve, si dhe balonave. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit