Në Gutën Lindore gjatë 5 ditëve të fundit kanë humbur jetën 44 civilë

Mos i humb

Të paktën 44 civilë kanë humbur jetën në sulmet e ndërmarra në 5 ditët e fundit nga regjimi i Bashar al-Asadit në rajonin Guta Lindore, që e mban nën bllokadën në Siri.

Regjimi i Asadit ka rritur intensitetin e sulmeve që ka ndërmarrë që nga 14 nëntori në “zonën jokonfliktuale” në Gutan Lindore, në lindje të kryeqytetit të vendit, Damask.

Vendbanimet civile në rajonet Duma dhe Haresta, si dhe zonat Kefer Batna, Sakbe, Merc, Medjere, Arbin, Misraba, Hammurije dhe Aynterma janë të ekspozuar ndaj sulmeve të rënda nga ajri dhe toka.

Sipas një raporti të publikuar në rrjetet sociale nga ekipet e Mbrojtjes Civile, si pasojë e sulmeve ajrore dhe tokësore që forcat e regjimit ndërmorën gjatë 4 ditëve të kaluara në Gutën Lindore kanë humbur jetën 38 civilë, nga të cilët 8 fëmijë dhe 3 gra, si dhe janë plagosur 147 civilë të tjerë.

Në raport për kohën në fjalë thuhet se forcat e regjimit kanë ndërmarrë dhjetëra sulme ajrore nga të cilat më shumë sulme me artileri, si dhe sulme me bomba thërrmuese.

Në sulmet e ditës së sotme kanë humbur jetën 6 civilë

Sipas informacioneve të siguruara nga burimet e Mbrojtjes Civile, mësohet se sipas të dhënave paraprake kanë humbur jetën 4 civilë nga sulmet ajrore të regjimit në rajonin Haresta.

Gjithashtu kanë humbur jetën nga një civil edhe në rajonet Duma dhe Arbin si pasojë e sulmeve artilerike që regjimi ka ndërmarrë kundër vendbanimeve civile.

Si pasojë e sulmeve në 5 ditët e fundit theksohet se kanë humbur jetën 44 civilë. Ka shqetësime për rritjen e numrit të personave të vdekur dhe të plagosur për shkak se sulmet vazhdojnë pandërprerë.

Gjithashtu si pasojë e sulmeve janë shënuar shumë dëme gjatë shembjeve të ndërtesave, ndërsa ekipet e mbrojtjes civile janë duke vazhduar punimet e kërkim shpëtimit.

Në Gutën Lindore jetojnë rreth 400 mijë civilë nga të cilët gjysma e tyre përbëhet nga fëmijët. Si rezultat i rrethimit të regjimit nga rajoni nuk mund të evakuohen rreth 600 persona që kanë nevojë emergjente dhe mijëra të tjerë që kanë nevojë për trajtime mjekësore në spitale me kushte më të mira./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit