Në Gutën Lindore vriten edhe 30 civilë të tjerë

Mos i humb

Regjimi i Bashar Asadit në Siri ka shkaktuar vdekjen e 30 civilëve dhe plagosjen e 170 civilëve të tjerë në rajonin e Gutës Lindore, të cilin e mban të rrethuar që nga viti 2012.

Sipas të dhënave të marra nga burime të mbrojtjes civile, forcat e regjimit të Asadit kanë organizuar sulme ajrore në Gutën Lindore.

Si pasojë e sulmeve, dhjetë civilë kanë humbur jetën në qytezën Bejt Sava, gjashtë në Hazza, katër në Semalka dhe një në qytezën Hamurije.

Ndërkaq, regjimi ka shkaktuar vdekjen e nëntë civilëve përmes një sulmi ndaj një tregu në Arbin.

Po ashtu, si pasojë e sulmeve janë plagosur 170 civilë.

Në Gutën Lindore, rajon i kontrolluar nga opozitarët që gjendet në kryeqytetin e Sirisë, Damask, jetojnë rreth 400 mijë civilë, gjysma e të cilëve janë fëmijë.

Edhe pse rajoni është shpallur zonë jokonfliktuale sipas marrëveshjeve të arritura në bisedimet në Astana, regjimi ka intensifikuar bllokadën që nga prilli i vitit të kaluar.

Mbi 600 civilë të sëmurë presin të evakuohen urgjentisht nga rajoni në të cilin kriza humanitare është thelluar. Shumica e të sëmurëve janë fëmijë ose persona që vuajnë nga kanceri në fazë të avancuar. Shumë foshnje dhe fëmijë në Gutën Lindore kanë humbur luftën për mbijetesë për shkak të urisë dhe mungesës së barnave./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit