Në Idlib për një 1 vit kanë migruar 1 milion njerëz

26
0

Si pasojë e sulmeve të regjimit të Bashar al-Asadit dhe Rusisë në rajonin e de-eskalimit Idlib të Sirisë që nga 17 shtatori 2018 e deri më tani janë zhvendosur 1 milion e 42 mijë civilë.

Turqia, Rusia dhe Irani në takimin e mbajtur me 4-5 maj 2017 në Astana shpallën Idlibin dhe zonat përreth tij “rajon të de-eskalimit”. Turqia dhe Rusia përballë sulmeve të forcave të regjimit që shkelin armëpushimin e nisur në këtë kuadër, arritën një marrëveshje shtesë për rajonin në fjalë.

Pavarësisht marrëveshjes së nënshkruar në Soçi më 17 shtator 2018, regjimi vazhdoi sulmet me ndihmën e mbështetësve të tij.

Sipas informacionit të marrë nga Zyra e Koordinimit për Ndërhyrjen Siriane që monitoron dhe mban të dhënat për procesin e migrimit në rajon, numri i civilëve të zhvendosur në rajon për periudhën afro 1 vit pas marrëveshjes ka arritur në 1 milion e 42 mijë.

Që kur sulmet u intensifikuan më 2 shkurt, në objektivin e sulmeve të regjimit të Asadit dhe atyre ruse janë vendosur 13 qytete çadra, 30 qendra të mbrojtjes civile, 67 objekte shëndetësore, 114 shkolla, 18 vende tregu, 2 centrale uji, 3 centrale elektrike dhe 16 furra.

Drejtori i Koordinimit të Ndërhyrjes Siriane, Muhamed Hallac, për AA është shprehur se me ardhjen e dimrit do të jetë një katastrofë e re humanitare dhe se shumica e njerëzve janë pa strehim.

Duke shprehur shqetësimin se regjimi i Asadit dhe mbështetësi i tij Rusia mund të fillojë një operacion të ri ushtarak, Hallac deklaroi se mund të rritet në 1.5 milionë numri i civilëve që zhvendosen nëse sulmohen vendbanimet e mëdha si Serakib, Maaretinuman dhe Eriha të cilët ndodhen në jug dhe në periferinë juglindore të Idlibit.

– “U detyruam të largoheshim nga vdekja”

Elma Zeydi, një prej të zhvendosurve, është shprehur se, “Jemi larguar për të shpëtuar nga bombardimet dhe sulmet ajrore. Shtëpia u shemb mbi ne. Bashkëshorti u martirizua. Kisha një djalë që punonte dhe na ndihmonte. Edhe ai ka rënë dëshmor. Mbetëm të detyruar të largoheshim nga vdekja në Serakib”.

Kushtet në të cilat po përpiqen të strehohen, Zeydi i ka shpjeguar: “Ditët po kalojnë të vështira me dhe, pluhur, mot të nxehtë dhe gjarpërinj. Më ka mbetur vetëm një djalë. Siguron jetesën duke mbledhur hekura dhe bakër nga mbeturinat. Avionët sulmuan ashpër për ditë me radhë. Ka zgjatur 3 ditë që të nxirrnim sendet nga shtëpia jonë e shembur”.

– “Kemi nevojë për sfungjerë, jastëk, batanije dhe çdo gjë tjetër”

Mezne Hayem, një tjetër civile nga rajoni Serakib ka bërë të ditur se kanë migruar në fshatin Kelli në afërsi të kufirit me Turqinë.

“Çadra është shumë e nxehtë, sepse është copë. Dimri po afron dhe na nevojitet një tendë. Ndodhemi në situatë shumë të keqe. Kemi nevojë për sfungjerë, jastëk, batanije dhe çdo gjë tjetër”, ka shpjeguar Hayem.

Që nga nënshkrimi i marrëveshjes mes Turqisë dhe Rusisë më 17 shtator 2018 e deri më tani, në sulmet e regjimit dhe të Rusisë kanë humbur jetën 1.282 civilë përfshirë 219 gra dhe 341 fëmijë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here