Në Itali sot dita e fundit e votimit për Zgjedhjet Administrative dhe Referendumin

Mos i humb

Në situatë të jo të zakonshme për shkak të masave kufizuese të vendosura për të shmangur përhapjen e Covid-19, miliona italianë që prej ditës së djeshme u janë drejtuar kutive të votimit për të zvogëluar numrin e përfaqësuesve të tyre në parlament dhe për të përcaktuar krerët lokalë të 7 rajoneve të vendit: Veneto, Puglia, Camagnia, Valled’Aosta, Toscana, Marche e Liguria.

Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme, pjesëmarrja në referendumin kushtetues për reduktimin e parlamentarëve deri tani është llogaritur rreth 40%, ndërkohë që edhe ditën e sotme do të ketë votime nga ora 7:00 në 15:00. Sa i përket zgjedhjeve për këshillin rajonal, pjesëmarrja ka qenë rreth 41%

Në zgjedhjet rajonale e komunale, kandidojnë edhe disa emigrantë shqiptarë të cilët janë aktivistë e përkrahës të forcave të ndryshme politike.

Sipas analistëve, pesha politike e ditës së zgjedhjeve është e madhe. Në dy ditë elektorale ‘5 Yjet’ janë në rrezik pasi rezultatet mund të zbulojnë erozionin e konsensusit popullor ndaj ‘Lëvizjes’, e cila  shkurtimin e parlamentarëve e ka betejën e saj ideologjike ‘par excellence’.

Nëse do të fitonte PO-ja, kjo do të ishte shpëtim për Levizjen, por rezultatet rajonalë nga ana tjetër mund të ndryshonin ekuilibrin politik brenda dhe jashtë shumicës.

Nëse referendumi do të sjellë një parlament me 115 senatorë dhe 230 deputetë më pak, e pëkthyer në vlerë monetare do të thotë kursim të vlerësuar prej 100 milion euro bruto në vit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit