Në jug të Tripolit janë gjetur kufoma të mercenarëve të huaj

Mos i humb

Në një deklaratë me shkrim nga ministria, thuhet se njësitë e ushtrisë gjetën kufoma të mercenarëve të huaj në një prej pikave në zonën Salah al-din në jug të kryeqytetit të pastruara nga milicët e Haftarit, liderit puçist të forcave jolegjitime në lindje të vendit.

Thuhet se për të zbardhur faktet në lidhje me mercenarët e huaj, është kryer një punë e përbashkët me njësitë përkatëse të sigurisë dhe autoriteteve gjyqësore.

Pas përfundimit të hetimit, Ministria e Jashtme e Libisë do të paraqesë raportin e përgatitur lidhur me këtë çështje si një provë shtesë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) lidhur me praninë e mercenarëve të huaj në Libi.

Zyra për media e operacionit “Burkan Al-Ghadab” nga llogaria e saj në rrjetin social postoi fotografitë e pajisjeve që dolën mbi kufomat e ushtarëve të huaj mercenarë. Në fotografi ka tërhequr vëmendjen se mbi një ushtar janë gjetur një shumë me kartmonedha të rubles ruse.

– Kurthe me mina të prodhimit rus kundër personelit

Në një deklaratë tjetër nga Zyra për media e operacionit “Burkan Al-Ghadab”, është postuar një fotografi ku njësitë e ushtrisë në zonën e pastruar nga milicët e Haftarit, kanë konfiskuar një minë kundër personelit (anti-personnel mine) me copa thërrmuese të tipit MON-100 prodhim rus e cila ishte vendosur për kurth.

Ushtria e Libisë kohët e fundit ka kryer një sërë operacionesh ushtarake të suksesshme kundër milicëve të Haftarit. Qeveria libiane të hënën largoi nga baza ajrore strategjike Al-Watiya milicët e Haftarit dhe vazhdoi pastrimin e milicëve nga zona të ndryshme në rajonet në perëndim.

Duke përparuar drejt zonave Salah al-din dhe Al-Mashru në jug të Tripolit, njësitë e ushtrisë kanë rimarrë nga milicët e Haftarit pikat kritike në rajon dhe kanë vendosur kontrollin në kampin ushtarak Al-Tekbali që ndodhet në këtë zonë. U zbulua se milicët e Haftar vendosin kurthe të shumta me mina në vendbanimet civile derisa tërhiqen nga frontet e tyre në jug të Tripolit.

Kompania e sigurisë Wagner që i përket Yevgeny Prigozhin i cili njihet me nofkën “shefi” për shkak se drejton punën e ushqimit në rezidencën e Kremlinit, thuhet se ka mbi 1.000 ushtarë mercenarë në Libi të cilët luftojnë në vijat e nxehta të frontit në emër të Haftarit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit