Në Kanada rritet numri i viktimave nga temperaturat e larta ekstreme

Mos i humb

 

 

Si pasojë e valës së motit të nxehtë që prej 29 qershorit ka goditur krahinën kanadeze Quebec deri më tani kanë humbur jetën 54 persona.

Drejtoresha e Departamentit rajonal për shëndetësi publike në Montreal, Mylene Drouin, tha se vetëm në Montreal si pasojë e temperaturave ekstreme të larta të ajrit kanë humbur jetë 33 persona. Rastet tjera të vdekjeve, 21 të tjerë, janë regjistruar në qytetet për rreth.

Drouin tha se 60 për qind e të vdekurve janë persona në moshë që jetojnë vetëm dhe të cilat nuk kanë pasur pajisje ftohjeje në shtëpi.

Ministria Rajonale e Shëndetësisë në Quebec tha se efektet e temperaturës së rritur të ajrit ndjehen nga shumica e njerëzve të moshuar dhe pacientë kronikë.

Enti Meteorologjik i Kanadasë njoftoi se pritet normalizimi i temperaturës në Quebec gjatë dy ditëve të ardhshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit