Në Kosovë më pak fëmijë se në vitin 2000

Mos i humb

Nataliteti në Kosovë gjatë dekadës së fundit ka pësuar rënie të konsiderueshme. Afro 16 mijë është diferenca e lindjeve të raportuara që nga viti 2000 deri në 2018.

Të dhënat tregojnë se në vitin 2000 janë regjistruar gjithsej 39 mijë e 91 lindje. Kurse në vitin që lamë pas janë regjistruar 23 mijë e 563 lindje.

Nataliteti, sipas njohësve të politikave sociale, nuk është prezantuar si prioritet në shoqërinë kosovare.

Kjo për shkak se në dekadat e shkuara nataliteti ka qenë mjaft i lartë në Kosovë dhe vetëm tani kur kemi edhe migrim të lartë të popullatës, ulja e natalitetit në këtë masë paraqet një problem që duhet trajtuar seriozisht me politika.

Madje, shteti nuk ka arritur as të krijojë politika të mirëfillta për natalitetin. Edhe pse pushimi i lehonisë është parë si një element që mund të ndikojë në rritje të lindshmërisë, por zbatimi i mangët i tij nga një pjesë e madhe e punëdhënësve është parë si problematik për vite me radhë.Kjo ka bërë që Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale të ndryshojë Ligjin për lehoninë, në mënyrë që përmes plotësim-ndryshimeve të krijohen politika më të favorshme për gratë që punojnë./Kosova Post/

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit