Në Kosovë rikthehet në punë edhe transporti publik.

Mos i humb

Nga e sot në Kosovë fillon faza e dytë e lehtësimit të masave të ndërmarra në kuadër të luftës me pandeminë COVID-19. Kështu nga sot atje rinis punën edhe transporti publik, përfshirë urbanët qytetas e ndërqytetar

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar për rregullat që duhet të ndjekin të gjithë qytetarët që do t’u duhet të lëvizin me transportin publik-urban në kryeqytet.

Ndër të tjera Ahmeti tha se do të lejohen maksimalisht 20 udhëtarë dhe s’do të lejohet hyrja pa maska.

“Rifillon transporti publik, por me rregulla: numri maksimal i udhëtarëve ve për autobus – 20, nuk lejohet me hy në autobus pa maska, udhëtarët duhet ta kenë vërtetimin që janë në punë te org. e komp. që janë të lejuara ose të jenë në orarin e tyre të daljes – do të ketë kontrolle të policisë”, ka shkruar ai në Facebook.

Në fazën e dytë fillojnë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë do të fillojnë punën edhe:

Tregtia me pakicë (plotësisht),
Dentistët dhe Fizioterapeutët,
Floktarët dhe Sallonet e ondulimit,
Tregu i Gjelbër,
Gastronomia (merre me vete),
Transporti Hekurudhor,
Qendrat e thirrjeve (me listat e stafit esencial),
Hapja e Muzeve dhe Galerive.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit