Në Kosovës mbërrijnë edhe 7 mijë teste për identifikimin e virusit COVID-19

Mos i humb

Pengesa tuniziane në ëndrrat e rendit rajonal të Emirateve të Bashkuara Arabe

MEHMET RAKİPOĞLU Nëse i shikojmë aktivitetet e fundit në periudhën e fundit, ashtu siç theksoi ministri i Jashtëm i...

Yuri Kim tjetër mesazh : Të vazhdojë përpara pa marrë parsysh pengesat

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka qënë edhe sot aktive nëpërmjet disa postimeve në Tëitter në lidhje me...

Pritet sot miratimi i ligjit për kriptovalutat në Kuvend, paralajmërohet rreziku i pastrimit të parave

Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë në seancën plenare të së enjtes “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të...

Kosovë : 25 zyrtarë policorë janë të prekur nga koronavirusi

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, sot bëri të ditur se 25 zyrtarë janë prekur nga COVID-19, prej tyre 11 janë...

Shtatë mijë teste mbërritën sot në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik për RT-PCR. Ato do të shërbejnë për të detektuar sëmundjen COVID-19. Ndërkohë, u iniciua kërkesa për furnizmin edhe me dhjetë mijë teste të tjera.

Këtë lajm e ka vërë të ditur ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili ka njoftuar se nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) mbërriti një pjesë e donacionit me material mjekësor mbrojtës kundër COVID-19.

“Në ditët në vijim mbërrin edhe donacioni nga UNICEF me materiale shtesë. Përmes Bankës Botërore kanë përfunduar proceduarat e aktivitetit të prokurimit për material mjekësor mbrojtës. Ndërsa në Ministrinë e Shëndetësisë, është në fazën finale prokurimi për materiale mbrojtëse, pajisje dhe barna. Krahas veprimeve institucionale, individë dhe biznese brenda dhe jashtë vendit po vazhdojnë të solidarizohen me donacione të shumta si kontribut për të administruar situatën me COVID-19. Rreth 300 vullnetarë janë regjistruar dhe aktualisht janë në krye të detyrës duke i dalë në ndihmë qytetarëve dhe personelit shëndetësor”, ka shkruar Vitia.

Ai ka bërë edhe njëherë apel për respektimin e rekomandimeve të IKShP-së dhe të MSh-së.

Të dashur qytetarë,

Kjo kohë krize edhe një herë e vuri në pah solidaritetin, gatishmërinë, vetëdijen dhe kulturën e lartë qytetare.

E gjithë kjo është një falenderim, mirënjohje dhe ndihmë e madhe për personelin shëndetësor🤝👏

Qëndroni në shtëpi.

Ndiqni rekomandimet e MSh-së dhe IKShP-së.

Bashkë do t’ia dalim!

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Rusi, rritet mbi 370 mijë numri i rasteve me COVID-19

Në një deklaratë nga Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Infeksionit të Koronavirusit në Rusi thuhet se në 24 orët e fundit...

Vuçiç: Vendimi i Malit të Zi për shtetasit e Serbisë është politik

Ai para gazetarëve tha se Serbia nuk do të marrë vendim për ndalimin e shtetasve malazezë në kufijtë e tyre.

Ekonomia e Eurozonës në vitin 2020 do të tkurret 8 deri 12 për qind

Shefja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Christine Lagarde, tha se ekonomia e Eurozonës këtë vit do të tkurret prej 8 deri 12...

Japonia ka përgatitur pakon më të madhe të stimujve ekonomikë në botë

Sipas mediave japoneze, buxheti shtesë rekord u miratua nga kabineti i kryeministrit Shinzo Abe, ndërsa qëllimi i tij kryesor është të ndihmojë...

Maqedonia e Veriut konfirmon tre vdekje dhe 25 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 622 testime, ndërsa janë regjistruar 25 raste të reja me COVID-19, ndërsa Instituti për shëndet...