“Në krah të mikut”/ Putin, 1.5 miliardë $ Bjellorusisë

Mos i humb

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ra dakord me homologun bjellorus për një hua prej 1.5 miliardë dollarësh për Minskun, edhe pse siç tha se populli bjellorus duhet ta zgjidhë krizën pa ndërhyrje nga jashtë.

Dy liderët u takuan në Soçi të Rusisë, hera e parë që gjendeshin ballë për ballë që nga fillimi i protestave kundër regjimit në Bjellorusi muajin e kaluar. Shkak i protestave është bërë rizgjedhja e diskutueshme e presidentit bjellorus në zgjedhjet e 9 gushtit.

Lukashenko, i cili është në pushtet qe prej vitit 1994, fajëson “ndërhyrjet e huaja” për protestat. Policia ka arrestuar dhe rrahur brutalisht mijëra tubues, veprime këto që janë dënuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Përveç njoftimit për huanë, Putin sinjalizoi edhe mbështetje ushtarake për Lukashenkon, duke thënë se bashkëpunimi në mbrojtje mes dy vendeve do të vazhdojë.

Të hënën, trupat ruse filluan stërvitje të përbashkëta me ushtarë bjellorusë, e Putini po ashtu i mbështeti planet për reformën kushtetuese në Bjellorusi, të shpallura më herët nga Lukashenko edhe pse thekson nga ana tjetër se u takon bjellorusëve ta zgjidhin vetë krizën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit