Në “luftë me plastikën”, BE merr vendim drastik

Mos i humb

Artikuj plastikë një përdorimësh si pjatat, serviset, gotat, pipa e pastrues veshësh do të ndalohen në BE duke nisur nga viti 2021.

Planet e miratuara nga Parlamenti Europian prekin produkte që përbejnë mbi 70% të mbeturinave detare. Eurodeputetët i shtuan kësaj listë edhe produkte të krijuara nga plastika oxo-degradabile si ajo e përdorur tek qeset dhe paketime fast food-i që përmbajnë polestirën.

Konsumi i disa artikujve të tjerë, për të cilët nuk ekziston asnjë alternativë, do të duhet të reduktohet nga shtetet anëtare me të paktën 25% deri në vitin 2025. Kjo përfshin kutitë e sanduiçeve apo vasketat njëpërdorimshme te hamburgerëve, frutave, ëmbëlsirave apo akulloreve.

Shteteve të bllokut i kërkohet të hartojnë plane kombëtare për të inkurajuar përdorimin e produkteve të përshtatshme për përdorim të shumëfishtë, për ripërdorim dhe për riciklim.

Plastika të tjera si shishet, do të mblidhen veçmas e do të riciklohen me një normë prej 90% , edhe këto deri në vitin 2025. Deputetet ranë po kështu dakord që masat e reduktimit të mbulojnë gjithashtu mbeturinat nga produktet e duhanit, veçanërisht filtrat e cigareve që përmbajnë plastike; këto duhen reduktuar me 50% deri në 2025-ten dhe me 80% deri në vitin 2030.

Nisma konsiderohet një përpjekje e rëndësishme për të frenuar ndotjen e oqeaneve. Nëse nuk veprojmë tani, citohet të ketë thënë një ligjvënës evropian, deri në 2050-tën, në ujin e detit do të ketë më shumë plastikë se peshq./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit