Në Meksikë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 447 raste të vdekje nga Covid-19

Mos i humb

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë numri i të vdekurve si pasojë e infektimit me koronavirus është rritur në 9.044.

Të dhënat tregojnë se në periudhën e njëjtë është konfirmuar infektimi edhe tek 3.377 persona, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur 81.400.

Numri më i madh i të vdekurve në Meksikë është regjistruar më 27 maj, kur brenda një dite nga koronavirusi vdiqën mbi 500 persona.

Rasti i parë nga koronavirusi në Meksikë është konfirmuar më 28 shkurt, ndërsa rasti i parë i vdekjes më 19 mars.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit