Në Mitrovicë mbahet event për nder të natës së Isras dhe Miraxhit

Mos i humb

Nën patronatin e Bashkësisë Islame të Kosovës dega në Mitrovicë, sot në qendrën kulturore në Mitrovicë u mbajt një event për nder të natës së udhëtimit të Profetit Muhamed nga Meka deri në xhaminë Al Aksa në Jeruzalem ndërsa Miraxhi është udhëtimi qiellor i tij.

Në këtë ngjarje pati shumë të pranishëm ndër tjerë Krytari i Bashkësisë Islame Naim Ternava, kori i medresesë në Prishtinë, krerët e Bashkësisë Islame në Mitrovicë, institucione dhe musafirë nga Shqipëria, Mirush Kabashi.

Kryetari Tërnava ndër të tjera përçoi mesazhin për unitet dhe harmoni ndërfetare në Kosovë. Po ashtu me një fjalë rasti i përshëndeti dhe u shprehi mirëseardhje edhe Krytari I Bashkësisë Islame në Mitrovicë ztr, Burim Veliu.

Ky program u pasurua me këndim të Kur’anit, ilahi dhe interpretime të tjera. /Kosova Post/

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit