Në mungesë të parave nga Thesari, Universiteti i Arteve prek fondin e vet rezervë

Mos i humb

Deri sot pedagogët e universiteteve nuk kishin marrë ende pagat e muajit janar, për shkak të mosrakordimit të ligjit të arsimit të lartë me ligjin e buxhetit. Problemi prek të gjitha universitetet publike të vendit, por zërin e kanë ngritur vetëm pedagogët në Tiranë.

Forumi i Pedagogëve kërkoi sot që pagat të mbulohen 100% nga qeveria dhe bordi i admnistrimit universitetit të shkarkohet. Kurse Universiteti i Arteve të hënën njoftoi se do të përdorë fondet e veta për të paguar pedagogët.

Pas 12 ditësh që nuk kanë marrë rrogat e muajit janar, Forumi i pedagogëve në universitetin e tiranës thotë se problemi nuk qëndron thjesht dhe vetëm tek pagat, por se ky është është një sinjal që nxjerr në pah një problematikë të madhe të mosfunksionimit të universitetit të tiranës dhe të gjitha universiteteve publike në vend

“Shqetësimi ynë është bllokimi që i është bërë universitetit nga strukturat menaxhuese, qeveria dhe presioni që bëhet mbi trupën akademike për ti poshtëruar ata. Këtë radhë na lanë pa rroga nesër mund të na çojnë në ndonjë magazinë. Ne po futemi në sezon provimesh, ska letra, ska fshirëse, ska ngrihje, ska energji, ska asgjë”, thotë pedagogu Mark Marku.

Për pedagogët problemi qëndron veçanërisht te përmbajtja dhe zbatimi i ligjit të ri të arsimit të lartë

“Gjërat kanë ardhur duke degraduar, është pasojë, shkaku është te ligji i arsimit të lartë”, thotë Kastriot Çaushi.

Edhe zv.dekani i fakultetit të Historisë dhe Filologjisë thotë se universiteti i Tiranës është peng i qeverisë.

“Për të gjitha gjërat që kanë ndodhur këto 2 vite nuk funksionon asgjë, as rutina, as idetë tona, japim mësim mekanikisht si punëtorë fabrike, nuk funksionojnë idetë tona . Një kast mban peng un e tiranës, përpara në mënyrë të ghapuir, tani në mënyrë okulte, përmes bordit kancelarit etj etj”, thotë Sabri Laçi.

Në përfundim të mbledhjes pedagogët pjesëmarrës në forum arritën në disa konkluzione:

“Të kërkohet dorëheqja e bordit të administrimit, paga ti mbulojë 100% qeveria. E treta është ligji që është i pazbatueshëm sepse skanë dalë aktet nënligjiore, sepse ka nene që e bëjnë të pazbatueshëm edhe kur zbatohet çon në bllokim”, bëri të ditur Mark Marku.

Po, çfarë do të ndodh nëse ministria e arsimit nuk merr parasysh kërkesat e tyre?

“Përmes grupit ti kërkojmë qeverisë zgjidhje, nëse nuk përgjigjet do shkojmë në grevë”, pwrgjigjet Marku.

Ndërkohë, ministria e arsimit, përmes një njoftimi zyrtar njftoi se pagat e pedagogëve do të kalojnë në llogaritë e gjithësecilit brenda ditës së hënë, ndërsa aktet nënligjore të pamiratuara ende do të realizohen deri në fund të shkurtit, çka duket se qeveria është e kthjellët në qëndrimin e saj dhe se nuk do të negociojë për ndryshimin e ligjit të ri, që për pedagogët është një nga shkaktarët kryesor të kaosit në universitet publike.

Të hënën pasdreke Universiteti i Arteve njoftoi se do të përdorë fondet e veta për të paguar pedagogët e tij”./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit