Në operacionin “Dega e Ullirit”, çlirohet kodra strategjike Burseya

Mos i humb

Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) kanë çliruar nga terroristët e PYD/PKK-së kodrën strategjike Burseya, në verilindje të Afrinit në Siri.

TSK dhe ULS sot në orët e mëngjesit nga Azez, në lindje të Afrinit, kishin nisur operacionin për çlirimin e kodrës Burseya, e cila ishte nën pushtimin e organizatës terroriste PYD/PKK.

Sipas informimit të gazetarëve të AA-së në terren, kodra Burseya e cila ka rëndësi strategjike është çliruar.

Organizata terroriste nëpërmjet pozicionit në kodrën Barseya, nga e cila shihet qendra e qytetit Kilis në Turqi si dhe qyteti Azez në Siri, i merrte në objektiv civilët ne këto rajone me sulme me raketë, mortajë dhe artileri.

Janë çliruar gjithsej 18 pika

Së bashku me kodrën Burseya, e cila u godit me sulme ajrore dhe gjuajtje artilerike, në ditën e 9-të të operacionit, janë çliruar gjithsej 18 pika, prej tyre 13 fshatra të 5 qytezave në Afrin, 6 vendbanime njëri prej tyre fshat si dhe 4 kodra strategjike.

TSK dhe ULS në ditët e mëparshme të operacionit kishin çliruar fshatrat Shengal, Zehran, Bali, Kurni, Hay Oglu, Heftar, Ursea dhe vendbanimin Kurdo të qytezës Bulbul, pastaj fshatrat Edamanli, Ali Bekki, Bilal Koy, Omer Ushagi, Mamel Ushagi, Kodra e 740-të e qytezës Raxhu, kodrën Shejh Hadid dhe Mitlaku i Zi i qytezës Shejh Hadid dhe fshatin Hammam dhe kodrën Mersides të qytezës Xhinderes.

E drejta e vetëmbrojtjes legjitime

Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë në ditën e parë të operacionit tha se operacioni po realizohet duke respektuar integritetin territorial të Sirisë, në kuadër të të drejtave të Turqisë që rrjedhin nga e drejta ndërkombëtare, vendimeve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për luftën kundër terrorizmit dhe ‘e drejta e vetëmbrojtjes legjitime’ e cila qëndron në nenin 51 të Konventës së OKB-së.

Në deklaratë thuhet se në objektiv po merren vetëm terroristët dhe se tregohet çdo lloj i ndjeshmërisë për të mos dëmtuar civilët e pafajshëm./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit