Në ora 14 fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre me postë

Mos i humb

Votat me kusht, ato me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta të zgjedhjeve të 19 nëntorit janë ato që kanë mbetur akoma të panumëruara.

Këto vota që do të tregojnë përafërsisht fituesit e zgjedhjeve në disa komuna, do të bëhen të ditura sot pasi që në disa komuna rezultatet e kandidatëve dallojnë  vetëm për pak vota.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë në një prononcim për indeksonline se pas një ore do të nis numërimi  i këtyre votave.

“Në orën 14 do të fillojë numërimi i votave me postë, votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta për 14 komunat  ku nuk ndikojnë në rezultat. Ndërkaq, rinumërimi i kërkuar me vendim të PZAP-it do të bëhet pas përfundimit të numërimit të këtyre votave”, ka thënë Elezi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit