Në përleshjet e sotme në Afrin bie dëshmor një ushtar turk

Mos i humb

Një pjesëtar i Forcave të Armatosura të Turqisë ka rënë dëshmor gjatë përleshjeve që zhvillohen në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” në rajonin kufitar sirian Afrin.

Edhe gjatë ditës së djeshme në Afrin ka rënë dëshmor një ushtar turk, ndërsa bëhet fjalë për një operacion të cilin forcat turke të sigurisë e filluan të shtunën.

Operacioni në Afrin ka filluar në kuadër të të drejtave të Turqisë të bazuara në të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara, veçmas të atyre që ka të bëjnë me luftën kundër terrorizmit 1624 (2005), 2170 (2014) dhe 2178 (2014).

Turqia mbështetet edhe në nenin 51 të marrëveshjes së OKB-ve, konkretisht “të drejtës për vetëmbrojtje”. Operacioni vazhdon duke u respektuar integriteti territorial i Sirisë.

Forcat besnike të regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad në korrik të vitit 2012 pa përleshje ia dorëzuan terroristëve të PYD/PKK-së kontrollin në Afrin. Kjo u bë një nga qendrat kryesore të organizatës terroriste.

Terroristët e PYD/PKK momentalisht nën okupim mbajnë 65 për qind të kufirit siriano-turk, ndërsa në Afrin gjenden mes 8.000 dhe 10.000 terroristë. PYD/PKK është dega siriane e organizatës terroriste PKK e cila gjendet në listën e grupeve terroriste në Turqi, SHBA, dhe Bashkimin Europian.

PKK-ja që nga mesi i viteve 80-të të shekullit të kaluar zhvillon fushatë terroriste kundër Turqisë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit