Në Prishtinë shënohet Dita Ndërkombëtare e Mbulesës

Mos i humb

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Mbulesës, gra dhe vajza me mbulesë kanë shpërndarë lule dhe kartolina në sheshet e Prishtinës.

Valbona Bytyqi, organizatore e marshit tha se përmes këtij aktivitete po mundohen të përqojnë mesazhin se edhe vajzat me shamia i përkasin kësaj shoqërie dhe nuk duhet të diskriminohen.

Sipas Bytyqit, përmes këtij aktiviteti synojnë të mbështesin edhe vajzat që bartin shamia.

“Ne jemi bijat e këtij vendi kemi lind dhe jetojmë këtu të trajtohemi njëjtë sikurse edhe vajzat e tjera pa shami”, tha ajo.

Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe Belkisa Lohaj, studente e mjekësisë. Ajo për KosovaPost ndau disa raste kur është diskriminuar vetëm për shkak se ka zgjedhur të bartë shami.

Organizimet e tilla për Ditën Ndërkombëtare të mbulesës pritet të jenë tradicionale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit