Në Prishtinë u mbajt marshi qytetarë në kujtim të tentim grushtetit në Turqi

Mos i humb

Pas marshit të solidarizues të qytetarëve prizrenas me rastin e 15 Korrikut 2016 ku u kujtuan viktimat e pafajshme të tentim puqit në Turqi, edhe qytetarët e Prishtinës po me një marsh të tillë solidarizimi me demokracinë, mbajtën marshin nën moton “Përkujtimi i 15 Korrikut- Dita e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar.

Marshi i organizuar nga Unioni i të Diplomuarve në Turqi, IDEA, ARASTA, Qendra Liberale Demokrate dhe të mbështetur nga TIKA dhe i mbështetur nga qindra qytetarë të Prishtinës , filloi nga  Sheshi”Nëna Terezë” për të vazhduar përgjatë gjithë këtij sheshi deri tek Sheshi”Zahir Pajaziti”, marsh ky të cilit iu bashkuan qindra qytetarë, duke shprehur dhimbjen ndaj viktimave  të tentim puqit, sikur edhe mbështetjen e pa rezervë për demokracinë e instaluar në Turqi nga lidershipi në krye me presidentin Tajip Erdogan.

Pjesëmarrësit me pankarta me mbishkrimin “Jemi me ju” nga sheshi “Nëna Tereza” i Prishtinës vazhduan drejt sheshit “Zahir Pajaziti” ku në skenën e përgatitur për këtë ditë, ambasadorja e Republikës së Turqisë në Prishtinë, Kıvılcım Kılıç mbajti një fjalim.

Në fjalën e saj, ambasadorja Kılıç falënderoi të gjithë pjesëmarrësit e këtij marshimi duke theksuar se dy vitet e fundit që nga tentativa për grusht shteti në Turqi, miqësia dhe solidariteti në mes të popullit të Kosovës dhe Turqisë është forcuar edhe më shumë.

Duke kujtuar suksesin e treguar nga populli turk i cili ka vepruar bashkë pa dallim partie apo ideologjie në natën e 15 korrikut, Kılıç tha se solideriteti i treguar në ditën e sotme nga të rinjtë, të moshuarit e të gjitha komuniteteve të Kosovës ka një vlerë shumë të madhe.

“Në këtë ditë kujtojmë me respekt të gjithë dëshmorët që mundësuan që ne të jemi sot këtu pasi që falë tyre ajo natë e trishtueshme u lidh në një mëngjes të ndritshëm. Nuk do t’i mbesin sytë prapa martirëve tanë të demokracisë sepse kjo miqësi, ky solidaritet dhe dashuria për demokracinë do të vazhdojë përjetësisht. Me dëshirën që ajo tradhti e 15 korrikut të mos përsëritet në asnjë shtet mik, edhe njëherë dua të përkulem me respekt para dëshmorëve tanë dhe dua t’iu falënderoj edhe juve miqve të madhërishëm këtu në Kosovë. Rroftë Kosova, rroftë Turqia”, u shpreh ajo.

Ministri i Administratës Publike të Kosovës, Mahir Yagcılar  uroi mëshirën e Zotit për të gjithë dëshmorët që kanë humbur jetën në natën e 15 korrikut. Ai theksoi besimin e plotë se Turqia do të vazhdojë me hapa shumë më të fuqishëm drejt së ardhmes dhe se do të avancojë udhëheqjen e saj.

“Këto mund t’i shohim si një veprim i një pjese të njerëzve të cilët kanë qenë kundër rendit dhe demokracisë, por në anën tjetër ka qenë edhe ajo pjesa e madhe e tyre, të cilët kanë mbrojtur demokracinë dhe janë pranë vullnetit kombëtar. Po ashtu shohim një udhëheqje, e cila është shembull e udhëheqjes së fuqishme nga presidenti Recep Tayyip Erdogan, i cili i tejkalon të gjitha vështirësitë. Urojmë që gjithmonë të mbizotërojë kjo demokraci”, tha Yagcılar.

Kujtojmë se në këtë marshim përveç përfaqësuesve të shoqërive civile dhe një numri të madh të qytetarëve nga mbarë Kosova, morën pjesë edhe ministri i Zhvillimit Rajonal të Reublikës së Kosovës, Rasim Demiri, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe deputetja nga radhët e Partisë Demokratike Turke (KDTP), Müfera Şinik, deputeti nga KDTP, Fikrim Damka, kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniç, kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), nga dega në Fushë Kosovë, Xhevdet Qeriqi, koordinatori i TIKA-s në Kosovë, Hasan Burak Ceran, drejtori i Institutit Yunus Emre në Prishtinë, Mehmet Ülker, si dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Pjesë e marshit në kujtim të 15 Korrikut, tentim puqit tradhtar në Turqi, ishin edhe pjesëtarë të Shoqatës së Invalidëve të luftës së UÇK-s, ndërsa kryetari i saj  Xhevdet Qeriqi, në një deklaratë për Kosova Post tha se Turqia ka ndihmuar shumë Kosovën e po e ndihmon edhe tani në shumë fusha, përfshirë edhe lobimin për njohjen e pavarësisë.

“Populli turk ka ndihmuar shumë gjatë luftës së Kosovës. Mbi  70 të plagosur gjatë luftës janë shëruar në Turqi dhe me qindra mijëra refugjatë i kanë ushqyer në Shqipëri dhe Maqedoni. Janë një ndër shtetet e para që na kanë njohtë dhe ende lobojnë për ta njohur shtetin e Kosovës, tha Xhevdet Qeriqi.

Ndryshe Turqia sot shënon 2 vjetorin e tentimit të grusht shtetit, i cili ndodhi më 15 korrik të vitit 2016. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit