Në pritje takimi i grupit të punës Turqi-SHBA për çështjen Munbixh

Mos i humb

Burime diplomatike thonë se takimi i grupeve të punës Turqi-SHBA për çështjen e Munbixhit është në pritje deri në emërimin e sekretarit amerikan të Shtetit.

Një burim nga Ministria e Jashtme e Turqisë rikujtoi se gjatë vizitës në Ankara të ish-sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson është arritur një marrëveshje mes SHBA-ve dhe Turqisë lidhur me çështjen e Sirisë.

I njëjti burim thotë se takimi i parë i grupeve të punës SHBA-Turqi i mbajtur më 8 mars kaloi në atmosferë tejet konstruktive.

Në takimin në fjalë, është biseduar për bashkëpunimin e mundshëm mes dy vendeve. “Filluam biseda konstruktive mes dy shteteve. Tani jemi në pritje që autoritetet amerikane të emërojnë sekretarin e ri të Shtetit”, tha burimi në fjalë.

Me mbështetjen e forcave amerikane, në gusht të vitit 2016, organizata terroriste YPG/PKK, pushtoi Munbixhin.

Forcat turke nisën një operacion anti-terrorist të quajtur “Dega e Ullirit”, i cili filloi në fund të janarit të këtij viti, ku çliruan rajonin e Afrinit nga pushtuesit e YPG/PKK-së.

Ankaraja zyrtarë tha se është i mundur vazhdimi i operacionit “Dega e Ullirit”, nëse terroristët nuk braktisin qytetin e Munbixhit.

SHBA-të përkrahin YPG/PKK-në, për të cilën Turqia thotë se është një degë siriane e PKK-së, dhe si e tillë, kjo është shndërruar në një temë të hidhur në raportet turko-amerikane.

Aktualisht, ushtria amerikane ndodhet në Munbixh, ku ka tre kulla vrojtimi.

Turqia dhe SHBA-të kohë më parë formuan grupe të punës për tejkalimin e mosmarrëveshjeve dhe për parandalimin e përleshjeve të drejtpërdrejta të padëshiruara në Siri./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit