Në pritje të protestës, ndërkombëtarët bëjnë thirrje për qetësi

Mos i humb

Ndërkohë që Partia Demokratike është duke i dhënë dorën e fundit përgatitjes për protestën e së shtunës ka ardhur edhe reagimi i parë nga ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman, i cili kërkon që protesta të jetë paqësore.

“Britania e Madhe e shikon të drejtën për të protestuar si një të drejtë fondamentale të demokracisë. Megjithatë të tilla demostrata me patjetër duhet të jenë paqësore nëse ato zhvillohen në mbështetje të demokracisë. Në u bëjmë thirrje atyre që do të përfshinen në protestën e të shtunës ta respektojnë këtë princip. Protestë paqësore”, shkroi Norman në Tëitter.

Ky reagim i ambasadorit britanik në Tiranë vjen dy ditë nga deklarata e Policisë së Shtetit, ku bëhej thirrje për shmangien e retorikave të cilat nxisin veprime kundër rendit dhe qetësisë.

Kësaj deklarate, kryedemokrati Lulzim Basha iu përgjigj me një deklaratë nga ku tha se të shtunën policia do të jetë me protestuesit.

Ndërkohë, Top Channel ka mësuar se kjo protestë do të ndiqet nga afër prej stafit të Ambasadës Amerikanë në Tiranë dhe Delegacionit të BE, përfshi ambasat e vëndeve të BE-s.

Nga sot, ARRSH ka nisur punimet në dy akse nga Durrësi në drejtin të Tiranës dhe Kamza në drejtim po të Tiranës. Selia Blu i shikon nisjen e këtyre punimeve si një tentativë të qeverisë për të bllokuar lëvizjen e protestuesve nga rrethet për të ardhur në Tiranë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit