Në Prokurori dorëzohen dosjet për krimet në Kosovë nga Serbia

Mos i humb

Përfaqësuesit e Grupit të  shoqërive Civile për grumbullimin e dëshmive për krime lufte dhe përgatitjen e kallëzimëve penale kundër kriminelëve serbë gjatë luftës së vitet 1998-99, kanë dorëzuar kallzimin penal kundër kriminelërve serbë në Prokurorinë Speciale për krime lufte.

Sot kemi sjellur kontigjentin e pestë  të kallximeve penale kundër kriminelëve serb të cilët shëtisin të lirë çoftë brenda Kosovës çoftë jashtë saj, kështu tha përfaqësuesja e grupit të Shoqrisë Civile, Mevlyde Saraqi.

Ajo u shpreh e pakënaqur me mosinteresimin e Qeverisë dhe institucioneve të Drejtësisë, dhe i bërë apel të gjithë komunave të tjera të Kosovës për të iu bashkangjitur kësaj inciative për zbardhjen e rasteve të krimeve të luftës në vitet 1998-99, pasi siç tha ajo nuk është e mjaftueshme sensibilizimi i vetëm  një komune duke pasur parasysh numrin e madhë të krimeve që janë bërë në Kosovë.

“Duke mos parë angazhimin dhe mos interesimin e Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve të Drejtësisë ne si shoqëri civili kemi fillu që disa vite, por pikërishtë këtë vit e kemi gjetur përkrahjen nga komuna e Gjakovës. I kisha bërë apel edhe komunave të tjera të  bëjnë sikur ka bërë komuna e Gjkaovës sepse nuk mjafton vetëm sensibilizimi i një komune  dhe dorëzimi i  dosjeve vetëm për komunën tonë  sepse kriminelët e kanë shetit gjithë vendin tonë na kanë depërtu 1 milion shqiptarë, dhe ata janë përgjegjës  për të gjitha krimet sepse ndryshe gjaku i të rënëve nuk do na falë”, tha Saraqi.

Ajo u shpreh që së shpejti do të marrin një përgjigjje me kontigjentin e ri që e kanë sjellur pasi që  për paditë e para që i kanë bërë pëngesë ka qenë arrestimi i serbit.

“Ne po e sjellim përseri dhe besoj që sot do ta marrim një përgjigje menqenëse Prokururia nuk i thërret palët, ne duhet të interesohemi për të mos ardhur bosh,  ne kemi sjell prapë edhe një kontigjent dhe sot besoj që do ta marrim një  përgjegje. Ndërkaq për paditet e para që kemi bërë, rezultat ka qenë pengimi i hyrjes se kriminelit serb në Gjakovë, dmth kjo punë e jona e ka marr udhën e drejtë”, theksoi Saraqi.

Sipas Saraqit këto kallximi penale përfshijnë shumë grumbullime të të dhënash nga famijlet e ndryshme e të cilat sipas saj janë të mjaftueshme për të filluar me gjykimet.

“Ne kemi grumbulluar të gjithë ato të dhëna që i kanë dhënë familjet i kanë përshkruar personat me emra me pamje me veshje, kush i kanë djeg shtëpitë, kanë treguar që ushtria Jugosllave ka qenë e përfshirë në pjesën e bllokut të ri në Gjakovë në zonën kufitare me Shqipërinë. Kriminelët kanë përdorur gjuhën shqipe me maska për t’i vrarë fqinjët e tyre. Unë mendoj se ka mjaftë dëshmi gjykata dhe nëse ka nëevojë të gjithë ata që i kanë nënshkruar mund t’i prenzantojë në pjesët e tjera të gjykimit”, tha Saraqi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit