Në radhë për pasaportat; Në Elbasan çdo ditë 170 aplikime

Mos i humb

Rreth 50 mijë qytetarë të Elbasanit do të përballen me mungesën e kartave të identitetit në më pak se tre muaj për shkak të skadimit të dokumenteve të identifikimit.

Nevoja për t’u pajisur me kartat e reja ka shtuar radhët në sportelet e gjendjes civile ku çdo ditë aplikojnë 150-170 persona.

Fluksi duket në rritje ndërsa Aleati, kompania e prodhimit të dokumentave të identifikimit po shton stafin për të përballuar situatën.

Sensibilizimi për pajisjen e qytetarëve me karta të identitetit sa më parë të jetë e mundur ka të bëjë jo vetëm me domosdoshmërinë e dokumentit, por një lidhje të drejtpërdrejtë ka edhe me zgjedhjet e 30 Qershorit ku një pjesë e mirë qytetarësh me të drejtë vote mbeten pa e ushtruar të drejtën e tyre themelore, nëse nuk pajisem në kohë më këtë dokument.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit