Në shërbimin e Mogherinit Kosova evidentohet shtet pa fusnotë, “çmendet” Serbia

Mos i humb

E përditshmja e Beogradit, “V.Novosti”, përmes një shkrimi sot shpreh habinë si është e mundur që Shërbimi Europian për Aksione të Jashtme (EEAS), që drejtohet nga përfaqësuesja e lartë e BE për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, Kosovën e evidenton si shtet pa yll (pa fusnotë- sqarim ynë), me gjithë detyrimin që të respektojë statusin neutral për të.

Në makinën e kërkimit në EEAS , në rubrikën “shtetet”, Kosova identifikohet si shtetet njësoj si të tjerat, pa yll, ndërsa Mogherini as në ftesat për dialog, të cilat u dërgohen edhe medieve, për nga emrat e funksioneve dhe të shteteve, përkatësisht rajoneve prej nga vijnë, pjesëmarrësit i trajton njësoj, shkruan kjo gazetë, transmeton koha.net. Edhe në sajtin e komisarit për Zgjerim, Johanes Hahn, Kosova ndodhet mes shteteve pa yll, por kur të hapet faqja e kërkuar ajo shfaqet me yll, e cila ndodhet me dokumentet e publikuara nga kabineti, shton “Novosti./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit