Në Siri këtë vit janë bombarduar 554 “objekte vitale”

Mos i humb

Rrjeti Sirian i të Drejtave të Njeriut (SNHR) njofton se gjatë muajve janar-nëntor të këtij viti 554 qendra vitale civile kanë qenë shënjestër e sulmeve në Siri.

SNHR publikoi raportin në lidhje me sulmet e kryera ndaj qendrave vitale civile, në mesin e të cilave bëjnë pjesë institucionet si shkollat, xhamitë e qendrat shëndetësore.

Duke u bërë e ditur se në periudhën janar-nëntor janë marrë si objektivë 554 qendra vitale, në raport thuhet se 136 prej këtyre sulmeve janë kryer në janar, 155 në shkurt, 56 në mars, 46 në prill, 21 në maj, 38 në qershor, 21 në korrik, 15 në gusht, 31 në shtator, 17 në tetor, kurse 18 në nëntor.

Muajin e kaluar janë goditur 18 qendra

Në raport thuhet se numri i qendrave vitale të sulmuara muajin e kaluar është 18.

Sipas raportit, forcat e regjimit kanë sulmuar 7 qendra vitale, prej tyre 2 xhami, 2 shkolla, 1 qendër të mbrojtjes civile dhe 2 kampe për refugjatë. Kurse organizata terroriste YPG/PKK në periudhën e njëjtë ka bombarduar një shkollë.

Sipas raportit në sulmet e forcave të koalicionit nën kryesimin e SHBA-ve është dëmtuar një qendër shëndetësore, kurse forcat e armatosura kundër regjimit kanë shkaktuar dëme në një shkollë.

Palët me identitet të papërcaktuar kanë kryer sulme ndaj 8 qendrave vitale, prej tyre 3 xhami, 3 shkolla, 1 qendër shëndetësore dhe 1 objekt të industrisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit