Në Sofje sot mbahet Samiti i BE-së dhe i shteteve të Ballkanit Perëndimor

 

 

Sot në Sofje të Bullgarisë mbahet Samiti i BE-së dhe të shteteve të Ballkanit Perëndimor, në të cilin do të jenë pjesë mbi 30 liderë të shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Thaçi do të marrë pjesë në takimin dhe konferencën e përbashkët të liderëve të shteteve të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor.

Në kuadër të këtij samiti, presidenti Thaçi do të zhvillojë takime bilaterale me liderë të ndryshëm shtetërorë, kurse pasdite do të marrë pjesë edhe në Forumin Ekonomik Botëror, që organizohet në kryeqytetin e Bullgarisë.

Pjesë e Samitit të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor në Sofje do të jenë mbi 30 liderë të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të shteteve të Ballkanit Perëndimor.