Në takimin ministror në Ohër nënshkruhet deklarata e përbashkët e vendeve të A5

Mos i humb

Shefat e delegacioneve që marrin pjesë në takimin ministror të SHBA-Kartës së Adriatikut në Ohër, ku merrte pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë, Radmilla Shekerinska, sot nënshkruan Deklaratën e përbashkët të vendeve të grupit A5.

“Në takimin e sotëm plenar të gjitha vendet e konfirmuan vendosmërinë tonë që të vazhdojmë në rrugën deri te integrimi i plotë i këtij rajoni në kuadër të bashkësisë euroatlantike. Vetëm në këtë mënyrë mund ta ruajmë sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e këtij rajoni”, tha ministrja Shekerinska pas nënshkrimit.

Shekerinska theksoi se Republika e Maqedonisë është e vendosur që të bëhet vendi anëtar i 30-të i NATO-s dhe vendet e SHBA-Kartës së Adriatikut këtë tërësisht e mbështesin. “Një nga konkluzionet e takimit është mbështetja e pa mëdyshje për Republikën e Maqedonisë në anëtarësimin e plotë në NATO. E përshëndesim edhe kontributin e Bosnjë e Hercegovinës në operacionet e NATO-s dhe përkushtimin e saj për dialogun, bashkëpunimin, dhe sigurinë rajonale”, theksoi Shekerinska.

Ajo tha se vendet anëtare të A5 në Deklaratën e përbashkët konfirmuan rolin e rëndësishëm të SHBA-ve, Kroacisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë si anëtare të NATO-s, në mbështetjen e vendeve tjera aspirante. Në kontekst të pjesëmarrjes në misionet paqësore, Shekerinska tha se vendet e A5 do të vazhdojnë bashkërisht të kontribuojnë për paqen dhe stabilitetin global.

“Kemi vënë në dukje vendimet nacionale për pjesëmarrje të zmadhuar në misionin ‘Mbështetja vendimtare’ dhe shprehim gatishmëri që të shqyrtojmë mundësi tjera për pjesëmarrje të përbashkët në aktivitete tjera të NATO-s, në pajtim me nevojat e Aleancës dhe mundësitë tona”, shtoi ajo.

Një pjesë e Deklaratës së përbashkët është edhe qëndrimi pozitiv i vendeve të A5 rreth nismës së Maqedonisë, për perspektivën gjinore në kontekst më të gjerë të sigurisë, ndërsa përshëndeten edhe ambiciet e Maqedonisë që të ketë rol kryesues në implementimin e saj.

Si konstatim i takimit ministror “të realizuar me sukses”, ministrja Shekerinska tha se në të kaluarën rajoni shumë herë dinte të jetë sfidë për Evropën, porse vendet nuk do të lejojnë që të përsëritet historia.

“Kjo nismë e përbashkët, kontaktet e ndërsjella, besimi tregojnë se qasja jonë ndryshohet. Veprat tona tregojnë se bashkëpunimi rajonal nuk është vetëm frazë, për është realitet. Shpresojmë dhe jemi fuqimisht të përkushtuar që të gjitha vendet tona të jenë pjesë e NATO-s dhe me këtë të projektojmë stabilitet, sigurinë dhe prosperitetin”, tha Shekerinska.

Kryesinë me SHBA-Kartën e Adriatikut nga viti i ardhshëm e merr Mali i Zi./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit